Cilet Jemi

Rreth Nesh

Thermo Service është markë e certifikuar nga Ariston Thermo, E vetjma në Shqipëri që është e autorizuar në projektim ,zbatim dhe asistencë teknike të markës më prestigjoze Ariston.

Fillimisht nis aktivitetin në 2014, në një zyrë të vogël , dhe me një staf modest të specializuar.

Thermo Service ishte gjithmonë pranë klientit, duke i informuar për zgjidhjet e tyre në mënyrë që, jo vetëm të bënin zgjidhjen më me cilësi të lartë por dhe të parashikonte nevojat e tyre të ardhshme mbi atë zgjidhje (product) si:mirëmbatja, asistenca teknike, konsulenca me teknikët etj.

Për t’i qenë sa më afër klientelës së saj në rritje Thermo Sevice një vit më pas në 2015 zgjeron aktivitetin e saj , zhvendoset në një ambient të ri, modern dhe hap zyrat qendrore, Showroomin dhe magazinën qendrore.

Strategjia jonë e zhvillimit është me klientin në qendër dhe besojmë se siguria që i ofrojmë klientit, është pika më e fortë.

Ne vazhdimisht e informojmë klientin për zgjidhjet e tyre sepse rehatia është diçka e ndryshme për secilin prej nesh, dhe sfida jonë është t'u ofrojme cdokujt rehatinë që u nevojitet.

Udhëzime, konsultim të manualit, konstatim i kushteve të garancisë, riparime, zëvendësim pjesësh dhe shumë shërbime të tjera ndihmëse, iu ofrohen klientëve tanë, dhe në kohë rekord.

Shërbimi mundësohet prej teknikëve të specializuar dhe të certifikuar, gjithmonë të gatshëm për t’u përballur me cfardo lloj problemi ose ndihme që klientet tanë mund të kenë nevojë.

Sot Thermo Service e ushtron aktivitetin e saj në të gjithë shqipërinë sepse Kujdesi, dhe Besnikëria janë shtyllat e ecurisë tone.

Markat qe perfaqesojme

© 2017 ThermoService Albania. All Rights Reserved. Designed By Oxygen Web Studio